Ballkani falënderon FFK-në

06 korrik 2022 | 16:55

Skuadra e Ballkanit zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare. Një ditë pas ndeshjes që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe e cila përfundoi 1-1, Ballkani e ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës për mbështetjen e madhe që po i jep.

“Pas një periudhe shumë intensive të përgatitjes së ndeshjes së parë në ligën e kampionëve, ne si klub i jemi shumë mirënjohës dhe falënderues Federatës së Futbollit të Kosovës për mbështetjen e madhe morale dhe materiale. Nga kjo përvojë krejtësisht e re për neve kemi kuptuar se çfarë sistemi dhe stafi punues ka ndërtuar FFK-ja për një periudhë të shkurtër që nga pranimi. Faleminderit përzemërsisht për secilin punëtor dhe stafit drejtues të FFK-së! Shpresojmë në bashkëpunime të vazhdueshme dhe suksese të përbashkëta në arenën ndërkombëtare”, thuhet në letërfalënderimin e skuadrës së Ballkanit për FFK-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur të…