Ballkani fitoi dramën ndaj Prishtinës
28 tetor 2020
| 16:03
Ndeshja në mes Ballkanit dhe Prishtinës ishte një dramë e vërtet ku fituesi u vendos në kohën shtesë. Prishtina avancoi e para, kurse vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën ta përmbysin rezultatin dhe të marrin pikët maksimale.
Rastet për shënim nuk munguan nga fillimi, por goli i parë u shënua 36-të, kur Mankenda e kaloi skuadrën mysafire në epërsi. Rastet edhe në pjesën e dytë nuk munguan nga të dyja skuadrat, por Ballkani arriti ta barazon rezultatin dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, nëpërmjet Mevlan Zekës. Në minutën e gjashtë shtesë, Zeka doli edhe një herë në skenë dhe realizoi për 2-1.
Pas kësaj ndeshje, Ballkani përforcohet në krye të tabelës me 22 pikë, kurse Prishtina është e katërta me 11 pikë.
(V.Z / Epoka e re)