Ballkani fiton bindshëm ndeshjen e parë ndaj Larnes

25 korrik 2023 | 22:48

Kampioni në fuqi i Kosovës, FC Ballkani ka bërë një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme në stadiumin “Fadil Vokrri” në garat evropiane.

Skuadra portokallezi, të martën në mbrëmje, ka shënuar fitore bindëse në duel me skuadrën nga Irlanda e Veriut, FC Larne, me rezultat 3:0.

Në këtë mënyrë djelmoshat e drejtuar nga Ilir Daja kanë bërë një hap të madh drejt kualifikimit në fazën e tretë të Ligës së Konferencës. Ballkani e ka dominuar plotësisht ndeshjen që nga fillimi, duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit. Suharekasit kaluan në epërsi në minutën e 26-të, kur Albion Rrahmani u tregua i saktë nga penalltia, pasi paraprakisht Nazmi Gripshi u ndalë në mënyrë të palejueshme në zonën e mysafirëve.

Epërsinë në 2:0 e shtoi Almir Kryeziu, me një gol të shkëlqyeshëm në minuytën e 33-të, pas asistimit të Nazmi Gripshit. E ky i fundit e vërtetoi se kjo mbërmje ishte për të, ngase në minutën e 67-të arriti të shënojë gol me gjuajtje të fortë pas asistimit të Albion Rrahmanit. Tani Ballkanit i mbetet ta administrojë epërsinë e krijuar në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas një jave në Irlandën e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka thënë…