Ballkani fiton derbin ndaj Dritës

01 nëntor 2023 | 15:09

Skuadra kampione në fuqi e Kosovës në futboll, Ballkani ka shënuar fitore në ndeshjen derbi ndaj rivalit kryesor për titull të kampionit, Dritës me rezultat 1-0.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-0, derisa golin e vetëm e shënoi Lumbardh Dellova, në minutën e 37-të. Në pjesën e dytë Ballkani realizoi edhe një gol me anë të Walid Hamidi, por i cili u anulua. Duhet cekur se klubi gjilanas ka pasur paraqitje të mirë dhe se ka krijuar shumë raste shënimi të cilat nuk ka arritur t’i konkretizon në gol.

Pas kësaj fitore, Ballkani vazhdon të jetë në krye me 29 pikë, derisa Drita mbetet në pozitën e dytë me 22 pikë.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emilia Clarke pasi pësoi një hemorragji në tru gjatë “Game…