![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/597565-5RCOSsNu0h.jpg)
Ballkani fiton derbin ndaj Dritës, Llapi mposhti Malishevën
Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Derbi ndërmjet Dritës dhe Ballkanit, është mbyllur me fitoren e skuadrës mysafire, me rezultat 0-1.
Fraksioni i parë i derbit ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, është mbyllur pa gola, edhe pse rastet nuk munguan, megjithatë, gola nuk kishte në 45-minutëshin e parë.
Në pjesëlojën e dytë, është zhvilluar ndeshje edhe më e mirë nga të dy skuadrat, me aksion të mira, raste nga të dy anët, por ishte Solomon në minutën e 71-të, i cili shënoi golin e fitores dhe tri pikëve të mëdha për skuadrën e Ilir Dajës.
Pas kësaj fitore, Ballkani ‘blindon’ kreun me 45 pikë, tri më shumë së Gjilani, derisa Drita renditet e treta me 41 pikë të tubuara.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të ditës së sotëm, Llapi e ka mposhtur bindshëm prej 3-0, Malishevën.
Valmir Veliu ishte njeriu i pjesës së parë duke shënuar dygolësh në minutën e 22-të dhe 44-të për avantazhin prej 2-0, në të mirë të skuadrës se Tahir Batatinës.
Golin e tretë për nikoqirët e kësaj ndeshje e realizoi Arbnor Ramadani në minutën e 83-të.
Llapi më këtë fitore bën edhe një hap të madh në garën për kreun e tabelës pasi që tani renditet e katërt me 39 pikë, kurse, Malisheva mbetet në zonën e rrezikshme me gjithsej 23 pikë të grumbulluara.