Ballkani fiton derbin ndaj ‘Niklit’, rikthehet në pozitën e dytë
13 korrik 2020
| 19:05
Skuadra e Ballkanit është rikthyer në pozitën e dytë, pasi mposhti në Drenas, Feronikelin me rezultat 0-1.
Në minutën e 33-të, Blend Baftiu shënoi golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën nga Suhareka. Raste të tjera kishte edhe në vazhdim të ndeshjes, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Pas kësaj ndeshje, Ballkani është në pozitën e dytë me 62 pikë, kurse Feronikeli është në vendin e pestë me 44 pikë.
IPKO Superliga
Feronikeli – Ballkani 0-1
Llapi – Flamurtari 1-0
Dukagjini – Trepça ’89 3-2
Vushtrria – Ferizaj 1-0
Prishtina – Drita 1-1
Gjilani – Drenica 2-0
(V.Z / Epoka e re)