Ballkani fiton miqësoren ndaj FC Oleksandriya

27 janar 2022 | 16:10

Skuadra e Ballkanit ka zhvilluar sot edhe miqësoren e tretë në Turqi, atje ku po zhvillon fazën përgatitore para stinorit pranveror.

Suharekasit kanë shënuar fitore ndaj FC Oleksandriya, me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Meriton Korenica në minutën e 30-të.

Kujtojmë se Oleksandriya garon në Superligën e Ukrainës, dhe renditet në pozitën e gjashtë në tabelë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e informimit dhe komunikimit publik në Dhomat e Specializuara…