
Ballkani fiton miqësoren ndaj Malishevës
04 shkurt 2021
| 16:52
Skuadra e Superligës në futboll, Ballkani e ka mbyllur me fitore fazën e ndeshjeve miqësore, pasi e mposhti skuadrën e Ligës së Parë, Malishevën (3-2).
Ermal Krasniqi, Meriton Korenica dhe Mirlind Daku shënuan golat e fitores për Ballkanin. Kurse, për Malishevën realizuan Albion Rrahmani dhe Bleon Sekiraqa.