Ballkani fiton ndaj Drenicës
20 mars 2022
| 15:10
Ballkani ka arritur fitore ndaj Drenicës, në kuadër të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës.
Ballkani e ka mposhtur Drenicën me rezultat 2:0.
Ishte një ndeshje me raste nga të dy ekipet, por më efikas u treguan Ballkani.
Pas disa rasteve gjatë pjesës së parë, në minutën e 40-të të ndeshjes, ka realizuar Blend Baftiu për të zhbllokuar lojën.
Pjesa e parë është mbyllur me fitore minimale 1:0, të ekipit të Suharekës ndaj Drenicës.
Edhe në pjesën e dytë liderët aktual ishin më të mirë se sa Drenica.
Në minutën e 59-të të ndeshjes Lumbardh Dellova ka shënuar për t`ia dhuruar epërsinë e dyfishtë ekipit të tij.
Pas kësaj fitore Ballkani e përforcon edhe më shumë vendin e parë me 54 pikë, ndërsa Drenica në vendin e shtatë me 32 pikë.