Ballkani fiton në minutat shtesë

07 shkurt 2025 | 14:10

Skuadra e Ballkanit ka arritur fitore të vështirë ndaj Dukagjinit me rezultat 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Superligën e Kosovës.

Kampionët në fuqi të elitës shënuan një gol në minutat shtesë për të marrë pikët e plota. Si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, Ballkani ishte skuadër më e mirë, por goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e pestë shtesë me anë të Sunday Adetunji, i cili shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 1-0. Ballkani pas kësaj fitore renditet në pozitën e dytë me 36 pikë, ndërsa Dukagjini renditet i shtati me 21 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Uashington ka…