Ballkani, Gjilani e Dukagjini mësojnë edhe kundërshtarët eventual të rrethit të dytë

21 qershor 2023 | 15:16

Sot skuadra kampione e Superligës së Kosovës, Ballkani e ka mësuar edhe kundërshtarin e dytë eventual në Ligën e Kampionëve.

Në rast se portokallezinjtë arrijnë ta kalojnë sfidën kundër kampionit të Bullgarisë, Ludogorets, atëherë në rrethin e dytë do të takohet me fituesin e ndeshjes ndërmjet Olimpia Lubjanës së Sllovenisë dhe Valmieras së Letonisë. E nëse humb nga Ludogorets, atëherë Ballkani do t’i vazhdojë garat në Ligën e Konferencës, ku do të ballafaqohet me humbësin e ndeshjes Helsinki-Larne.

Kundërshtarët e rrethit të dytë i kanë mësuar edhe Gjilani dhe Dukagjini në Ligën e Konferencës. Gjilani nëse e kalon me sukses sfidën e rrethit të parë ne skuadrën nga Luksemburgu, Progress Niederkorn, do të takohet me skuadrën daneze, Midtjylland, derisa Dukagjini në rast se e kalon skuadrën Europa nga Gjibraltari, në rrethin e dytë do të ketë punë me skuadrën e njohur kroate, Rijeka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita e Gjilanit në raundin e dytë të Ligës së…