Ballkani gjunjëzoi Llapin në ‘Zahir Pajaziti’
30 shtator 2020
| 17:00
Skuadra e Ballkanit po tregohet e fortë në ketë kampionat, pasi sot e mposhti Llapin me rezultat bindës 1-3.
Vetëm në pjesën e parë, Llapi arriti të mbahet. Gjashtë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Emini i vendasve e pengoi Prekazin dhe gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Mirlind Daku, i cili realizoi golin e shtatë personal. Pas një ore lojë, Daku doli edhe një herë në skenë dhe realizon për 0-2, kurse Daku mori pjesë edhe në golin e tretë ku e shërbeu për mrekulli Blend Baftiu. Ndërsa Arbnor Ramadani realizoi golin e nderit për Llapin nga gjuajtja e lirë.
Llapi në tri ndeshjet e zhvilluara regjistroi tri humbje, kurse Ballkani e merr kryesimin me dhjetë pikë të grumbulluara.
(V.Z / Epoka e re)