
Ballkani hap fals për titull, barazon ndaj Prishtinës
Skuadra e Ballkanit ka bërë një hap fals në garë për të mbrojtur titullin në Superligën e Kosovës në futboll, pasi sot ka barazuar ndaj Prishtinës (1-1).
Golin e parë e në ndeshje e realizoi Leotrim Kryeziu në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Në pjesën e dytë rastet nuk munguan, derisa Ballkani arriti të barazon rezultatin në minutat shtesë të ndeshjes, kur Albion Rrahmani realizoi për 1-1.
Ballkani tash mbetet tri pikë pas Dritës që e kryeson elitën, derisa Prishtina është në pozitën e katërt me 43 pikë.
SUPERLIGA
Ballkani – Prishtina 1-1
Llapi – Drita 0-2
Gjilani – Dukagjini 2-0
Ferizaj – Drenica 2-0
Malisheva – Trepça ’89 1-0
Tabela
1. Drita 66 pikë
2. Ballkani 63
3. Gjilani 50
4. Prishtina 43
5. Dukagjini 41
6. Llapi 41
7. Malisheva 39
8. Trepça ’89 34
9. Ferizaj 34
10. Drenica 23
/Epoka e re/