‘Ballkani’ i Arsim Kabashit mohon akuzat për sulm fizik ndasj stafit të ‘Fushë Kosovës’

12 maj 2024 | 22:50

Klubi futbollistik “Ballkani” ka mohuar akuzat për sulm fizik ndasj stafit të Fushë Kosovës.

Në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës Ballkani ka arritur fitore, duke mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 3-0.
Fushë Kosova ka denoncuar presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashi, për sulm fizik ndaj trajnerit Burim Shala.
Por skuadra nga Suhareka ka mohuar.
“Vazhdojmë të bëjmë detyrat tona në fushë, duke luftuar ndeshje pas ndeshje, e duke bërë atë që na takon, si klub që i dha shumë futbollit të Kosovës. Për fat të keq, jemi duke u përballur me një fushatë të pakuptimtë kundër nesh, me tendencë dëmtimin e reputacionit tonë. Nuk kalojnë akuzat për asnjë sulm në shtëpinë tonë. Ndeshjet fitohen apo humben në fushë, kur aty mbyllet takimi, të tjera vegëza nuk e ndryshojnë asnjë gjë. Zhvilluam sot një ndeshje të qetë, të thjeshtë dhe me dominim të pritshëm e logjik, ndaj një skuadre tashmë të Ligës së Parë. Shënuam 3 gola dhe krijuam raste edhe për shumë gola tjerë. Për fat të keq, një rezultat i tillë e mëse normal ndaj Fushë Kosovës, nuk qe i kapërdishëm për dikë, konkretisht zv.trajnerin e tyre, i cili rrugës për zhveshtore, nisi të fyej e ofendojë në drejtim të anëtarëve tanë, e dikush edhe mund të ja ketë kthyer me fjalorin e njejtë. Për këtë posa t’i marrim të gjitha detajet nga akterët, do të sqarohemi me informacione të tjera. Kemi humbur edhe ne nga kundërshtari i sotëm në ndeshjen e kaluar, por fajin për atë paraqitje e kemi kërkuar brenda nesh, nuk kemi ofenduar oponentët. Andaj le ta kuptojnë të gjithë njëherë e mirë, përfshirë edhe disa media që po ua zë “rrugën” suksesi ynë, qartësisht klubi i Ballkanit mbetet sinonim i mikëpritjes së mirë për të gjitha skuadrat që vijnë në Suharekë, ashtu siç ka qenë gjithmonë”, ka shkruar Ballkani në një komunikatë. “Ashtu ishte edhe sot, ndeshje fer e korrekte, përshëndetje mes palëve dhe gjithçka në formën e duhur.
Ne fituam sepse ishim më të mirë në çdo aspekt, andaj duhet pranuar ky fakt!”. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
VMRO DPMNE dhe koalicioni VLEN u dakorduan gjatë një takimi…