Ballkani i Hapur nuk ka mekanizëm për t’i zgjidhur mospajtimet

23 janar 2024 | 08:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të mbetet kundërshtuesi më i madh i Ballkanit të Hapur.

Gjatë një fjalimi në samtin “Ballkani Perëndimor takon BE-në” të mbajtur në Shkup, Kurti ka ripërsëritur rezervat e tij në lidhje me këtë nismë dhe ka adresuar disa nga sfidat që e bëjnë atë të mos jetë pjesëmarrës entuziast në këtë projekt.

Sipas kryeministrit Kurti, Ballkani i Hapur nuk ofron mjaftueshëm garanci për të ardhme evropiane të suksesshme për rajonin.

Ai ka theksuar se ky koncept nuk është mjaftueshëm evropian dhe se nuk ka një strukturë themelore apo kornizë institucionale. Kurti ka shprehur shqetësimet e tij për mungesën e një mekanizmi efikas për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si dhe për mungesën e një strategjie të qartë zhvillimi dhe një plani veprimi.

“Ballkani i Hapur nuk është mjaftueshëm evropian, ndërkaq Ballkani Evropian është mjaftueshëm i hapur. Edhe ajo iniciativa për Ballkanin e Hapur nuk ka kontratë themelore, nuk ka kornizë institucionale, nuk ka mekanizëm për t’i zgjidhur mospajtimet, nuk ka strategji zhvillimi e as plan veprimi, nuk ka transparencë procesi dhe as informacion të publikuar dhe nuk i ka as rregullat e Bashkimit Evropian dhe as financimin e Bashkimit Evropian.

Ndërkaq kjo çfarë u bë sot, u bë për planin e rritjes dhe bëhet fjalë për 6 miliardë euro për 6 shtete që janë mjete të Bashkimit Evropian, natyrisht të lidhura për reformat që neve na duhen dhe i duam”, tha Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egzon Gjuka e Albina Rugova janë shpallur më të mirët…