
Ballkani i kthehet fitoreve në Superligë
14 mars 2025
| 16:05
Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore në përballje me Ferizajt (2-1), në kuadër të javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në minutën e 18-të, Sunday Adetunji ka realizuar golin e parë në ndeshje për 1-0.
Pjesa e dytë ishte me e hapur dhe të dyja skuadrat shënuan nga një gol, kurse një tjetër gol u anulua nga VAR-i. Në minutën 70-të, Atedunji realizoi gol, por që u anulua nga VAR-i dhe vetëm dy minuta më vonë, Antonio Ilieski barazoi shifrat në 1-1.
Vendasit arritën të rikthejnë epërsinë më golin e shënuar nga Adetunjit (76’), i cili u shënua në minutën e 76-të.
Pas kësaj fitore, Ballkani zë vendin e dytë me 43 pikë, teksa Ferizaj renditet i pesti me 32 pikë.