Ballkani i lëshon biletat falas për ndeshjen ndaj Santa Coloma në Podujevë
13 korrik 2024
| 17:18
Kampioni i Kosovës, Ballkani ka njoftuar se ka vendosur që biletat për ndeshjen kthyese ndaj Santa Colomas të jenë falas për shikuesit.
Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e dytë ndaj kampionit të Andorrës në “Zahir Pajaziti” në Podujevë të martën, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Dueli zhvillohet të marten nga ora 16:30 dhe të gjithë ata që do të shkojnë për ta parë kampionin, nuk kanë për të paguar biletë.
Kujtojmë që duelin e parë Ballkani e fitoi me rezultat 2-1, me një gol fitues të vonë nga Bernard Karrica, me ‘portokallinjtë’ që tashmë kanë gjasat e mëdha për të kaluar në rrethin e dytë të garës.