Ballkani i rikthehet fitoreve në Superligë
24 tetor 2019
| 15:52
Ballkani pas humbjes nga Drita në xhiron e kaluar, sot i është rikthyer fitoreve në përballje me Flamurtarin. Skuadra nga Suhareka e mposhti skuadrën kuqezi nga Prishtina me rezultat 3-1.
Blend Baftiu shënoi në pjesën e parë për 1-0, kurse Artur Magani e dyfishoi epërsinë e vendasve 2-0, në minutën e 59-të. Pesë minuta më vonë realizoi edhe Jetmir Topalli, i cili ishte golashënuesi i tretë për skuadrën e Ismet Munishit në ketë ndeshje, derisa për mysafirët golin e vetëm në ndeshje e realizoi Angel Grancov. Pas kësaj ndeshje, Ballkani ka grumbulluar 23 pikë dhe zë vendin e dytë. Ndërkohe Flamurtari mbetët në kuotën e 9 pikëve dhe renditet në pozitën e dhjetë.
/Epoka e re/