Ballkani konfirmon largimin e dy futbollistëve
20 janar 2023
| 11:25
Kampionia e Kosovës në futboll, Ballkani po vazhdon ndryshime para fillimit të sezonit pranveror. Klubi suharekas ka njoftuar se janë larguar edhe dy futbollistë.
Bëhet fjalë për dy futbollistët e huaj, Dejan Zarubica dhe Lucas Cardoso.
“Klubi i falënderon për kontributin duke ju dëshiruar suksese në vazhdim te karrierës”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.