Ballkani konfirmon largimin e Ismajlgecit

13 qershor 2024 | 12:26

Pas Armend Thaqit, Edvin Kuç, Lorenc Trashit, Mamadou Danfas, Nazmi Gripshit nga klubi kampion i Kosovës në futboll është larguar edhe futbollisti Marsel Ismajlgeci. Ky i fundit ishte i huazuar në klubin nga Suhareka dhe ky huazim tashme ka përfunduar.

“Marrëveshja e huazimit të Marsel Ismajlgecit me FC Ballkanin ka përfunduar. Klubi e falënderon futbollistin për kontributin e dhënë në skuadrën tonë, duke i dëshiruar suksese në vazhdimin e karrierës së tij. Paç fat Marsel!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

May be an image of 2 people, people playing football, people playing American football and text that says "FOCALLKAK CΙA 出 FGBALLKAM uhlsport Falemindertt CIMA MARSEL ISMAJLGECI www.feballkani.com"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka ndarë 142 mijë euro për mbajtjen…