Ballkani konfirmon shkarkimin e Munishit

23 dhjetor 2020 | 16:29

Skuadra e Ballkanit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” ka konfirmuar shkarkimin e Ismet Munishit nga posti i trajnerit.

“Klubi ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi  pas një vit e gjysmë të kaluar së bashku në sfidat e shumta sportive.  Klubi e falënderon përzemërsisht Munishin për shumë vlera dhe pune profesionale të cilat i ka sjell në klubin tonë duke e ngrit ne nivel edhe me të lartë siç Ishte me parë. Faleminderit i dashur trajner, shumë suksese në karrierën tuaj”, thuhet në njoftimin e FC Ballkani.

Klubi nga Suhareka nuk ka dhënë detaje tjera rreth shkarkimit, por gazeta ka mësuar se ndër arsyet kryesore kanë qenë sjelljet dhe deklarata e Munishit në medie dhe rrjetet sociale. Pasardhës i Munishit në krye të Ballkanit pritet të jetë Orges Shehu.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet franceze kanë thënë se tre zyrtarë policorë janë qëlluar…