Ballkani krenohet me ish-futbollistët që luajnë në Evropë (Video)
Kampionët e Kosovës në futboll, kanë postuar një video në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, përmes së cilës kanë paraqitur momente të disa prej ish-futbollistëve, të cilët mbrojtën ngjyrat e FC Ballkanit.
“Çdo moment është i përjetësuar, çdo përjetim është i paharruar, është histori e shkruar – Krenarë me ju djema”, thuhet në postimin e suharekasëve. Protagonistët e kësaj video janë emra të njohur tashmë në kampionatet e ndryshme evropiane ku luajnë, duke qenë shpesh vendimtarë në triumfet e tyre. Mirlind Daku, Arbër Hoxha Jetmir Topalli, Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Albin Berisha, Qendrim Zyba, Meriton Korenica, Nazmi Gripshi, Lumbardh Dellova, Edvin Kuç e Armend Thaqi, janë 12 lojtarët që veshën fanellën e portokall e zinjëve, para se të kalonin në liga më të forta futbollistike.