Ballkani kualifikohet në finale

17 qershor 2020 | 18:33

Skuadra e Ballkanit nga Suhareka ka arritur që të kualifikohet në finale të Kupës së Kosovës, pasi luajti baras me Feronikelin në ndeshjen kthyese në Drenas (1-1).

Ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0, por skuadra e Ismet Munishit kualifikohet falë golit të shënuar si mysafirë. Të parët në epërsi kaluan mysafirët në minutën e 27-të, kur Mirlind Daku shënoi më kokë për 0-1. Në pjesën e dytë rezultatin e barazoi Van Dave Harmon. Në minutat në vazhdim “Nikli” u mundua të shënon golin e fitores, por pa sukses.

Në finale të Kupës, Ballkani do të përballet me skuadrën e Prishtinës.

(V.Z / Epoka e re )

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut regjistron një rekord tepër të zymtë në…