![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/kf-ballkani.jpg)
Ballkani kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës
09 shkurt 2020
| 15:42
Kampionia e vjeshtës, Ballkani është kualifikuar në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.
Skuadra nga Suhareka e mposhti në Klinë, Dukagjinin me rezultat 0-2.
Dy minuta pasi filloi pjesa e dytë e ndeshjes Blend Baftiun e kaloi Ballkanin në avantazh 0-1 skuadrën mysafire, kurse njëmbëdhjetë minuta më vonë Artur Magani shënoi golin e dytë dhe të fundit në ndeshje.
/Epoka e re/