Ballkani kualifikohet në rrethin e tretë
03 gusht 2023
| 23:06
Ballkani ka treguar tjetër paraqitje fantastike në ndeshjen e dytë ndaj Larnes.
Kampioni i Kosovës udhëtoi për në Irlandën Veriore pas fitores 3:0 në “Fadil Vokrri” javën e kaluar.
E sonte, Ballkani triumfoi 1:4, me rezultat të përgjithshëm 7:1.
Nazmi Gripshi shënoi dy gola në pjesën e parë, kurse Albion Rrahmani e vulosi fitoren e mysafirëve.
Krejt çfarë bënë vendasit ishte goli i nderit i shënuar në minutën e 60-të të takimit.
Më pas, edhe Kryeziu shënoi njëherë për epilogun 1:4.
Në raundin e dytë, Ballkani do të ndeshet me ekipin Lincoln Red Imps.