![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/fc-ballkani-3.jpg)
Ballkani kualifikohet tutje në Kupën
24 nëntor 2022
| 14:31
Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Ballkani i Suharekës është kualifikuar tutje në garën e Kupës.
Ballkani e ka mposhtur me rezultat 3-1 në udhëtim te Phoenixin në rrethin e 1/16-tës së finales.
Golat për Ballkanin i shënuan Zarubica (23’), Kuç (64’) dhe Gripshi (87’), kurse për skuadrën e Ligës së Parë golin e vetëm e shënoi Ediae Precious.
Dje kualifikimin tutje e siguroi skuadra e Liria e Prizrenit që e mposhti Dritën e Gjilanit me rezultat 1-2.