Ballkani largon gjashtë futbollistë, tre i huazon

11 janar 2021 | 12:20

Skuadra e Ballkanit me anë të një njoftimi zyrtar në faqen e vet në “Facebook” ka bërë të ditur se derisa tash ka larguar gjashtë futbollistë, kurse tre të tjerë i ka huazuar.

Sulmuesi anësor Liridon Fetahaj dhe portieri Armend Rugji janë në mesin e atyre që janë larguar nga skuadra që në pranverë do të drejtohet nga Bledi Shkëmbi.

Njoftim i plotë nga FC Ballkani:

Të dashur tifoz ??
Pas mbarimit te stinorit vjeshtor, tani në afatin kalimtar i cili karakterizohet me lëvizje të futbollistëve, duke u përpjekur për më të mirën e klubit dhe lojtarëve kemi arritur marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim për nderprerjen e bashkëpunimit me lojtarët:
Armend Rugji;
Liridon Fetahaj;
Roni Gashi;
Melos Bajrami
Armin Bosnjak
Leorant Marmullaku

Ne si klub i falënderojmë të gjithë të lartcekurit për kontributin e dhënë duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast iu  urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme në futboll ?
Gjithashtu iu njoftojmë se kemi gjetur bashkëpunim me klubet nga liga e parë për huazimin e lojtarëve tanë të cilët nuk kanë pasur shume hapësirë në klub, ku presim se të gjithë do të kenë sjellje dhe punë profesionale ?,

Huazimet:
Albin Berisha (Liria FC);
Endrit Asllanaj (FC Malisheva);
Bleon Sekiraqa (FC Malisheva).
Na priftë e mbara Suharekë ?

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përkujtuar Enver…