Ballkani largon trajnerin Sermaxhaj
15 prill 2019
| 12:05
Trajneri Sami Sermaxhaj nuk do të jetë më në krye të shtabit teknik në skuadrën e Ballkanit, pasi kontrata e tij është shkëputur me marrëveshje të dyanshme.
Skuadra nga Suhareka përmes një njoftimi në “Facebook”, ka bërë me dije se largimi i Sermaxhajt vjen pas rezultateve të dobëta.
Pas bashkëpunimit disa mujor me trajnerin Sami Sermaxhaj, sot kemi shkëputur bashkëpunimin. Shkëputja e marrëveshjes është bërë me marrëveshje të dy anshme, pasi mungonin rezultatet e pritura nga klubi. FC Ballkani i uron trajnerit Sami Sermaxhaj sukses dhe falënderon për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Ballkanit.
/Epoka e re/