Ballkani lideri i ri i Superligës, fiton derbin kundër Suharekës

20 tetor 2024 | 15:10

Ballkani ka arritur të qëndrojë në epërsi kundër Suharekës, deri në fund të ndeshjes.

Me një gol të vetëm të shënuar nga Bleart Tolaj, kjo skuadër fitoi tre pikë, në përballjen e parë kundër Suharekës për këtë supërligë.

Qysh në fillim Ballkani e nisi mirë, ku topin në rrjetën e kundërshtarit e futi në minutën e katërt, rezultat ky me të cilin u krye ndeshja.

Kjo ishte ndeshje përmbyllëse e fazës së parë së Supërligës së Kosovës në Futboll, e cila gjithsej ka katër të tilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ukrainase kanë sulmuar infrastrukturën në një aeroport ushtarak në…