Ballkani marrëveshje dy vjeçare me Krasniqin
07 gusht 2019
| 14:49
Ballkani nga Suhareka e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes dy vjeçare me futbollistin Ermal Krasniqi.
“Ermal Krasniqi është futbollisti më ri i FC Ballkanit, klubi ka arritur marrëveshjen me futbollistin për 2 vitet e ardhshme. Krasniqi është 21-vjeçar dhe me një të ardhme shumë të ndritur në fazën e sulmit, presim nga futbollisti të jetë një nder shtyllat kyçe si në fazën ofensive, po ashtu edhe në atë defensive”, thuhet në njoftimin e FC Ballkani.
Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi ka transferuar edhe Artur Maganin, Edmond Turkun, Kushtrim Gashin, Arbër Hoxhën, Durim Gashin, Flamur Gashin, Albin Berishën, Albin Kaprën, Egzon Sinanin dhe Bleron Sekiraqën.
/Epoka e re/