Ballkani me humbje mbylli aventurën në Ligën e Konferencës

03 nëntor 2022 | 20:48

Ballkani e ka përmbyllur me humbje aventurën në Ligën e Konferencës.

Suharekasit u mposhtën 1:0 në udhëtim ndaj Cluj në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 17-të të ndeshjes nga Boateng.

Stivi Frashëri e priti penalltinë e Deac dy herë, pasi që u përsërit penalltia.

Më pas, Ballkani pati iniciativën, duke tentuar të shënonte golin e barazimit, por nuk e arriti dot.

Kësisoj, Ballkani e mbyll grupin G në vendin e fundit me katër pikë të grumbulluara.

Sivasspor kualifikohet si i pari, kurse Cluj si i dyti. Slavia Prague mbetet pa u kualifikuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata ua ka caktuar një muaj paraburgim tri infermiereve, të…