Ballkani merr kryesimin në Superligë
21 mars 2021
| 15:37
Ballkani e ka rrëmbyer pozitën e parë në Superligë, pasi sot e mposhti Trepçën ’89 me rezultat 0-2.
Sulmuesi më i mirë për momentin në elitë, Mirlind Daku e kaloi skuadrën mysafire në epërsi në minutën e 38-të.
Në pjesën e dytë, Ballkani e realizoi edhe golin e dytë dhe të fundit në ndeshje. Në minutën e 69-të, Arbër Hoxha ishte realizues.
Falë këtyre tri pikëve, Ballkani ngritët në pozitën e parë me 55 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë. Trepça ’89 është e gjashta me 32 pikë.
/Epoka e re/