Ballkani mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve
14 qershor 2022
| 12:20
Kampionia e Kosovës në futboll, Ballkani e ka mësuar kundërshtarin në Ligën e Kampionëve. Në mesditën e sotme në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti në garat evropiane për skuadrat nga Kosova.
Ballkani në sfidën e parë do të ndeshet me Zargilisin nga Lituania. Ndeshja e parë do të luhet në Suharekë, ndërsa ajo e kthimit zhvillohet në udhëtim.