Ballkani mëson kundërshtarin në rast kualifikimi në Ligën e Konferencës
18 korrik 2022
| 14:26
Është hedhur shorti i UEFA Conference League për raundin e tretë. Ekipi kampion i Kosovës, Ballkani ka mësuar kundërshtarin e mundshëm të raundit të tretë të kësaj gare.
Ballkani nëse triumfon ndaj La Fioritas do të përballet me fituesin e takimit Sutjeska-Klaksvik. Ballkani ishte me fat, pasi shmangi ekipe si Lech Pozan e Hibernians.