Ballkani mezi mori një pikë kundër Feronikelit, deklarohet Munishi

05 nëntor 2020 | 15:56

Skuadra e Ballkanit mori një pikë në ndeshjen kundër Feornikelit, duke e barazuar rezultatin në minutat shtesë (1-1).

Trajneri Ismet Munishi ka thënë se skuadra e tij e meritoi një pikë nga kjo ndeshje e vështirë.

“Ishte ndeshje e vështirë, kundër një kundërshtari të fortë. E morëm një gol nga pakujdesia. Më vjen mirë që reagoi skuadra, sidomos në pjesën e dytë morëm ne iniciativën dhe në fund arritën të barazojmë rezultatin. Më vjen mirë që po largohemi me një pikë dhe të pamposhtur nga këtu. Në pjesën e dytë ndryshuam taktikisht, stilin e lojës, që solli rezultate”, ka thënë Munishi, raporton “Epoka e re”.

“Besoj që nuk duhet të luhet ndeshje e ashpër sepse nuk më vyen fitorja nëse lëndohet ndonjë futbollist. Në pjesën e parë e kishim të vështirë të dalim përpara pikërisht edhe për shkak të lojës së ashpër, është dashur më herët të ndëshkohen futbollistët me kartonë”, ka shtuar Munishi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitore të enjten ka shijuar edhe Gjilani në përballje me…