Ballkani miraton dorëheqjen e Shotanit
Bekim Shotani ka dhënë dorëheqje nga detyra e trajnerit të ekipit nga Suhareka, Ballkani, teksa dorëheqja e tij u pranua nga kryesia e klubit.
Ballkani e nisi pozitivisht sezonin duke shënua fitore në udhëtim në xhiron e parë ndaj Lirisë me rezultat 1-0. Megjithatë, në ndeshjen e dytë në shtëpi humbi thellë nga Llapi, teksa u mposht edhe në xhiron e tretë nga Feronikeli.
“Pas humbjes me Feronikelin, trajneri ynë i deritashëm Bekim Shotani ka dhënë dorëheqje. Ne si klub i jemi shumë mirënjohës për punën e shkëlqyer të deritashme, jemi mirënjohës në të gjitha aspektet profesionale dhe njerëzore. Futbolli është tillë dhe duhet të pajtohemi me ndërrime, fitore por edhe humbje. Klubi ka nevojë më shumë se çdo herë për përkrahjen e qytetit dhe të dashamirëve. Për gjithçka rreth ndryshimeve do të iu informojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.