Ballkani mposht Prishtinën
24 tetor 2021
| 15:47
Prishtina është mposhtur nga lideri i tabelës në Superligë, Ballkanin, me rezultat 2-0.
Golat për Ballkanin i shënuan Theophilus Solomon në minutën e 59-të dhe Ermal Krasniqi në të 72-ën.
Ballkani mbetet në vendin e parë në tabelë, ndërsa klubi i kryeqytetit në të pestin.