Ballkani mposhtet në ‘Fadil Vokrri’
08 gusht 2024
| 22:33
Skuadra e Ballkanit është befasuar nga Larne e Irlandës së Veriut në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në duelin e parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, të luajtur të enjten mbrëma, Ballkani pësoi me rezultatin minimal 1:0.
Përkundër rasteve për shënim që i pati gjatë tërë ndeshjes, Ballkani nuk arriti të realizoj gol për t’u ndëshkuar nga Larne në fund të takimit.
Larne realizoi në minutën e 90-të, me anë të mbrojtësit Aaron Sean Donnelly që realizoi nga afërsia.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave luhet javën e ardhshme në Irlandë të Veriut dhe Ballkanit i duhet vetëm fitorja për të avancuar në play-off.