Ballkani mposhtet nga Llapi, humb pozitën e parë
28 shkurt 2021
| 15:35
Skuadra e Ballkanit nga Suhareka është mposhtur nga Llapi (1-0), në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Edon Sadiu në minutën e 69-të. Duhet cekur se llapi luajti rreth gjysme ore lojë pa një lojtar, pasi u përjashtua nga loja Marian Coriç, derisa tre minutat e fundit të kohës së rregullt dhe shtesën pa një lojtar i luajti edhe skuadra e Ballkanit, nga loja u përjashtua Mevlan Zeka.
Kjo humbje i ka kushtuar Ballkanit edhe me humbjen e pozitës së parë në renditjen tabelore, pasi tash ka mbetur në kuotën e 45 pikëve. Llapi me tri pikët e marra në këtë ndeshje derbi ngritët në kuotën e 26 pikë.
/Epoka e re/
Drita merr tri pikë ndaj Besës