Ballkani mposhtet nga Slavia Pragë, eliminohet nga garat evropiane
Ballkani ka pësuar humbje ndaj Slavia Pragës me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së pestë të fazës të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë me të dy skuadrat që kërkonin të fitonin terren.
Peter Olayinka në minutën e 17-të, kishte rast shumë të mirë për të shënuar, por goditja e tij nga afër shkoi mbi portë.
Ballkani rastin e parë të mirë e kishte në minutën e tretë të kohës shtesë, kur Ermal Krasniqi i vetëm me portierin, gjuajti ngjitur me shtyllën.
Pjesa e dytë nisi më mirë për Ballkanin që kishte moment të dyshimtë, pasi Krasniqi u rrëzua në zonë në minutën e 56-të, por gjyqtari nuk dha penallti.
Në minutën e 71-të, Taras Kacharaba i Slavias gjeti Ewerton, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Sfida u zhbllokua në minutën e 75-të, Ondrej Lingr u gjen në zonë pas asistimit të David Jurasek, për të shënuar për 1-0 me kokë.
The period of Slavia pressure ends with an opening goal! Jurásek set up Lingr on the far post and our forward headed the ball into the net!
Në kohën shtesë Ballkani kishte dy raste shumë të mirë për të barazuar, por fillimisht Albin Berisha u ndal nga Ondrej Kolar që bëri pritje të madhe.
Pas një minutën edhe Edvin Kuc gjuajti nga afërsia, por sërish Kolar ishte në vend.
Ballkani me këtë humbje eliminohet nga garat evropiane, pasi ka vetëm 4 pikë pas pesë ndeshjesh.
75' | LINGR SCOOOOOOORES ❗️❗️❗️
The period of Slavia pressure ends with an opening goal! Jurásek set up Lingr on the far post and our forward headed the ball into the net!🟠⚫️ 0-1 🔴⚪️ #balsla pic.twitter.com/DdZovabuVh
— SK Slavia Prague EN (@slavia_eng) October 27, 2022