Ballkani mposhtet nga Viktoria, mbetet në garë për kualifikim
30 nëntor 2023
| 20:46
Ballkani ka pësuar humbjen e radhës në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Në ndeshjen e zhvilluar në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, kampioni i Kosovës pësoi minimalisht 1:0 nga liderja e grupit, Viktoria Plzen.
Ballkani pati mundësitë e tij në pjesën e parë, ndërsa goli erdhi pas një dalje të gabuar të portierit, Enea Koliqi.
Kësisoj, Ballkani mbetet i fundit në tabelë me katër pikë, aq sa ka edhe Astana në vendin e dytë.
Dinamo Zagreb është i dyti me gjashtë, kurse lider i grupit është Viktoria Plzen me 15 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Ballkani përballet me Dinamo Zagrebin në Kroaci.
Në rast fitoreje dhe barazimi apo humbje të Astanas ndaj Viktoria Plzen, Ballkani do të mund të kualifikohej në fazën e eliminimit direkt.