Ballkani mposhti Drenicën, kryeson Superligën
16 prill 2023
| 17:08
Ballkani ka shënuar fitore 0:1 në udhëtim ndaj ekipit të fundit në tabelë, Drenicës.
Ishte Edvin Kuq i cili realizoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 30-të të ndeshjes. Me këtë triumf, Ballkani tani ngjitet në pozitën e parë me 58 pikë, një më shumë se Drita.
Ndërkohë, Drenica gjendet e fundosur në pozitën e fundit me 23 pikë gjithsej. Drita nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj Dukagjinit në udhëtim.