Ballkani mposhti edhe Arbërinë, Llapi triumfon në Drenicë
Liderja e Superligës, Ballkani e ka mposhtur edhe Arbërinë (2-1), në ndeshjen e zhvilluar sot në kuadër të javës së 15-të.
Golat janë shënuar në pjesën e parë të ndeshjes. Në minutën e 8-të, Blend Baftiu shënoi golin e parë për vendasit. Ndërsa për golin e dytë u përkujdes sulmuesi më i mirë në ligë, Mirlind Daku. Arbëria e shënoi golin e parë nëpërmjet Kreshnik Bahtirit. Pjesa e parë u mbyll 2-1, kurse në pjesën e dytë rastet për shënim nuk munguan, por gola të tjerë nuk pati.
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, triumfuese doli skuadra e Llapit në përballje me Drenicën. Golin e vetëm dhe të fitores për llapjanët e shënoi Ramadani, në minutën e parafundit të kohës së rregullt.
SUPERLIGA
Ballkani – Arbëria 2-1
Drenica – Llapi 0-1
Gjilani – Drita 2-1
Feronikeli – Trepça ‘89 2-0
Besa – Prishtina 0-2
(Epoka e re)