Ballkani mposhti Feronikeli ‘74
04 nëntor 2024
| 15:01
Ballkani ka shënuar fitore ndaj skuadrës Feronikelit ’74 me rezultat bindës 1-4.
Në minutën e 15-të, Halili shënoi autogol për rezultatin 0-1. Mysafirët pas dy minutash shënuan edhe golin e dytë nëpërmjet Sunday, raporton “Epoka e re”.
Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat, kurse pesë minuta pasi filloi pjesa e dytë vendasit arritën të ngushtojnë epërsinë në 1-2. Në minutën e 72-të, Ballkani realizoi edhe golin e tretë nëpërmjet Queven, derisa golin e katërt për mysafirët dhe të fundit në ndeshje e shënoi Karrica në minutat shtesë të ndeshjes. Pas kësaj ndeshje, Ballkani rrëmben pozitën e parë me 22 pikë. Në anën tjetër, “Nikli” është në vendin e fundit në tabelë me 3 pikë.