Ballkani mposhti Malishevën
Skuadra e Ballkanit e mposhti Malishevën me rezultat 3-2, në ndeshjen e mbetur të javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll.
Malisheva befasoi kampionët në minutën e parë të ndeshjes duke shënuar nëpërmjet Agon Xhakës për1-0, por Ballkani u rikthye në lojë në fund të pjesës së parë, derisa rezultatin e barazoi Ermal Krasniqi.
Në pjesën e dytë Ballkani vazhdoi dominimin dhe e barazoi rezultatin në minutën e 57-të, kurse edhe kësaj radhe shënues ishte Krasniqi. Në minutën e 74-të, Meriton Korenica realizoi për 1-3. Vendasit në fund të ndeshjes realizuan golin e dytë me anë të Behar Maliqit, por që ishte i pamjaftueshëm për të marrë pikë.
Ballkani me tri pikët e reja ngjitët në vendin e dytë me 15 pikë, kurse Malisheva renditet e teta me shtatë pikë të grumbulluara.
/Epoka e re/