Ballkani mposhti Malishevën

24 shtator 2023 | 17:24

Ballkani ka fituar 3-2 ndaj Malishevës në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Drilon Hazrollajt. Por, kampioni në fuqi u kundërpërgjigj me anë të Gentrit Halilit në minutën e 21-të, që u asistua nga Armend Thaqi.

Kaluan vetëm tetë minuta lojë dhe Ballkani i përmbysi shifrat në 2-1 me anë të Nazmi Gripshit. Pjesa e dytë ishte me ritëm edhe më të lartë, me skuadrat që shënuan edhe nga një gol.

Ballkani ia doli të shënonte edhe golin e tretë nëpërmjet Qëndrim Zybës që realizoi në minutën e 75-të. Pesë minuta më vonë, Malisheva realizoi për 3-2, përmes Aliut, por që suharekasit morën pikët e plota në fund.

Pas javës së gjashtë, Ballkani gjendet në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa Malisheva në të tretin me nëntë sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësia Speciale ka hyrë brenda në Manastirin e Banjskës, ku…