
Ballkani mposhti Prishtinën, njofton Dallkun me humbje
07 tetor 2019
| 16:24
Ndeshjen derbi të zhvilluar në Suharekë e fitoi Ballkani në përballje me Prishtinën (1-0). Në minutën e 56-të, Blend Baftiu e shënoi golin e vetëm pas një asistimi të Jetmir Topallit.
Prishtina kishte disa raste të mira shënimi, por portieri Ruxhi ia mohoi golin e barazimit. Pas kësaj ndeshje Ballkani ngritët në pozitën e parë me 20 pikë, kurse Prishtina mbetët në pozitën e gjashtë 13 pikë. Kjo ishte humbja e parë për Armend Dallkun në krye të skuadrës së Prishtinës.
/Epoka e re/