Ballkani mposhti Shkupin, afër kualifikimit në fazën e grupeve
18 gusht 2022
| 23:03
Ballkani ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Conference League, ku e ka mposhtur Shkupin me rezultat 1:2.
Albion Rrahmani e Meriton Korenica ishin heronjtë e skuadrës së Ilir Dajës të cilës i duhen edhe 90 minuta të jashtëzakonshëm për të siguruar fazën e Grupeve.
Ndeshja e dytë është ajo që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe aty pritet të jetë fesë e madhe për futbollin e Kosovës.