Ballkani mposhti Trepçën ’89

13 shtator 2019 | 18:00

Skuadra e Ballkanit e fitoi përballjen me Trepçën ’89, pasi e mposhti me rezultat 3-2.

Në minutën e parë vendasit shënuan golin e parë nëpërmjet sulmuesit Artur Magani. Njëmbëdhjetë minuta më vonë shënoi edhe Blend Baftiu për 2-0, dhe me ketë rezultat përfundoi pjesa e parë. Në minutën e 50-të, Arbër Hoxha foli në skenë duke shënuar për rezultatin 3-0. Shtatë minuta më vonë, mysafirët e ngushtuan epërsinë e vendasve 3-1, me golin Arb Manajt të shënuar nga penalltia. Manaj shënoi edhe golin e dytë në minutën e 82-të, për rezultatin final 3-2.

Pas kësaj ndeshje skuadra e Ismet Munishit e merr përkohësisht kryesimin e tabelës me tetë pikë, kurse 89-shi mbetët në kuotën e pesë pikëve.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Rafet Rama,…