Ballkani mund Dritën, i ofrohet edhe më shumë titullit kampion

28 prill 2022 | 17:09

Ballkani ka shënuar fitore në derbin ndaj Dritës me rezultat 3-2 dhe në këtë mënyrë i është afruar edhe me shumë titullit të kampiones në BKT Superligë.

Skuadra e Dritës edhe përkundër asaj që ishte duke humbur me dy gola diferencë arriti të rikthehet dhe të barazon rezultatin në 2-2, por në minutën e gjashtë shtesë Ballkani shënoi golin e fitores.

Në pjesën e parë gola nuk pati (0-0). Pesë minuta pasi filloi pjesa e dytë e ndeshjes, Ilir Blakçorri realizoi autogol për rezultatin 1-0. Katër minuta me vonë shënoi Nazmi Gripshi për 2-0. Mysafirët u rikthyen dhe barazuan rezultatin në 2-2 me golat e shënuara nga Kryeziu dhe Tahiri, por Ermal Krasniqi në minutën e gjashtë shtesë shënoi golin e fitores për skuadrën vendase. Ballkani gjendet në pozitën e parë me 69 pikë, 14 më shumë se ndjekësi më i afërt, që është Drita.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se Policia e…